Rezervime

Për rezervime në Hotel California Tirana kontaktoni:

Tel: + 355 42 253191
Fax: + 355 42 253192
Email: reservation.california@hotelcalifornia-al.com

 

 

 

Hotel California, Tiranë

 

Jeni të mirëpritur në Hotel California, në Tiranë. Ai gjendet në qendër të qytetit të Tiranës.


Hajdeni dhe shijoni qëndrimin në Hotelin tonë. Ai gjendet në qendër të qytetit, pra ju jeni fare afër me cdo gjë që ju duhet të kontaktoni. Ju jeni pak hapa larg “Sheshit Skënderbej”, që është dhe sheshi qëndror i qytetit.


Hoteli është i vendosur në distancë këmbësori nga të gjitha godinat kryesore qeveritare, të bankës qëndrore, Muzeut Historik Kombëtar, galerisë së arteve, Teatrit të Operas dhe Baletit, Univeritetit të Tiranës, Universitetit Politeknik të Tiranës, godinës qëndrore të Akademisë së Arteve, stacionit të trenit, etj..
Ju do të kënaqeni pa masë të qëndroni në një nga 25 dhomat e hotelit tonë. Dhomat janë të pajisura me telefon, sistem televiziv, ajër të kondicionuar, internet falas (WiFi), etj..


Shija e mrekullueshme e restorantit tonë Mesdhetar dhe Europian, përgatitur me pasion nga Shefi i Guzhinës, do t’jua bëjë më të këndshëm qëndrimin tuaj. Menuja jonë është e pasur me prodhime biologjikisht të pastra të trevave shqiptare dhe të përbëra nga prodhime të freskëta nga trevat shqiptare. Ne kemi kënaqësinë, gjithashtu, t’ju prezantojmë guzhinën shqiptare e cila është shumë e pasur dhe e shijshme.


Hotel California në Tiranë ju mirëpret ju në cdo cast!

 

  

  • A e dinit se?
    Për herë të parë fjala “Tiranë”, sic përdoret në kohën e sotme, është përmendur në vitin 1418 në një document të shtetit të Venedikut. Por historia e qytetit nis shumë më herët – rreth shekullit 1 para Krishtit (BC), me kështjellën “Tirkan”, përmendur nga historiani bizantin Prokop në shekullin e 6 pas Krsishtit.